Nuk përdorën zinxhirët, bllokohen disa makina në segmentin Ura e Vashës në rrugën e Arbrit

20 Janar 2024, 10:21 | Përditesimi: 20 Janar 2024, 10:21

Rreth 10 makina janë bllokuar për shkak të mospërdorimit të zinxhirëve në Planin e Bardhës, segment i rrugës Ura e Vashës-Qafa e Buallit, në rrugën e Arbrit. Pritet ndërhyrja e borëpastrueseve dhepër hapjen e qarkullimit.

r.k./Shqiptarja.com