Nuk respektonin këmbësorët tek vijat e bardha, ‘Droni edukues’ kap në shkelje shoferët në Tiranë

16 Korrik 2022, 10:41

Policia Rrugore në Tiranë është vënë në monitorim të shoferëve të cilët nuk respektojnë sinjalistikën rrugore. Shkeljet janë monitoruar nga ‘Droni Edukues’, ndërsa policia ka gjobitur disa drejtues mjetesh, të cilët kryesisht nuk respektojnë qytetarët tek vizat e bardha.