Nuk tregoi për vdekjen e shokut nga mbidoza, por e hodhi në përrua, lihet në burg 47-vjeçari: Për 10 ditë e mbajta në shtëpi trupin, vetë flija nga dhoma tjetër

25 Shkurt 2023, 14:09

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë  “arrest në burg” për 47 vjeçarin Majdiel Husa, i cili akuzohet se nuk kallëzoi në polici vdekjen e shokut të tij, Elton Tahiri nga mbidoza. Sipas prokurorisë, Husa akuzohet për veprën penale veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.