Numri i lartë i aksidenteve ditët e fundit/ 'Ruaj jetën dhe kuletën', Drejtuesi i Policisë Rrugore: Do të ketë prezencë të shtuar të policisë në akset rrugore

21 Maj 2021, 13:04 | Përditesimi i fundit: 2021-05-21 13:23:11

Ndërsa javët e fundit numri i aksidenteve rrugore në vend ka qenë mjaft i lartë, Drejtuesi i Policisë Rrugore, Edmond Trakaj njoftoi rritjen e prezencës së policisë në akset në vend.

Në një konferencë për shtyp, Trakaj tha se është një numri i madh shoferësh që shkelin rregullat e qarkullimit ligjor, ndërsa shtoi se nën moton 'ruaj jetën dhe kuletën' do të intensifikohet puna me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë.