8 viktima për 4 ditë nga aksidentet/ Makina çan bordurën në Milot-Mamurras e bie në ujë, humbin jetën 2 kushërinjtë dhe shoku i tyre, po ktheheshin nga një mort (VIDEO)

Nga morti në mort! Ky ka qenë fati i 3 viktimave të aksidentit të rëndë që ka ndodhur afër Laçit rreth orës 2 të natës. Saber Dunga 45 vjeç, Urim Pepa 39 vjeç dhe Nikoll Gjoni, 2 kushërinj dhe njëri shoku i tyre, po ktheheshin nga një ceremoni mortore kur makina me të cilën po udhëtonin  ka humbur kontrollin duke çarë bordurën dhe më pas ka rënë në një kanal me ujë në aksin Milot-Mamurras të autostradës Fushë Milot- Thumanë. 

Polumbarët kanë mundur të nxjerrin nga uji fillimisht trupat e dy viktimave, ndërsa personi i 3-të Nikoll Gjoni u gjend i pajetë pas disa orësh kërkimesh intensive. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia dhe errësira në rrugë. Nga video duket se automjeti ‘’Toyota’’ ka dalë nga rruga dhe ka çarë bordurën duke rënë në kanalin afër rrugës ku kanë gjetur vdekjen dy personat me banim në Durrës e Tiranë. 

"Në aksin rrugor Milot-Mamurras, mjeti tip "Toyota" ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal me ujë, ku për pasojë kanë humbur jetën shtetasit S.D.45 vjeç, banues në Durrës dhe U.P.,39 vjeç, banues në Tiranë", thotë policia.

Saber Dunga dhe Urim Pepa u gjeten të vdekur brenda makinës, ndërsa Nikoll Gjoni u gjet në kanal dhe u nxor nga polumbaret disa orë pas aksidentit. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarje nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, ndërsa nga ekspertiza paraprake dyshohet se shkak janë shpejtësia dhe humbja e kontrollit të automjetit.

Për 4 ditë, konkretisht 15-19 maj është shënuar një bilanc tragjik viktimash, pasi janë shënuar 8 humbje jete nga aksidentet. 2 viktima janë shënuar në Tiranë, në vendin e quajtur kryqëzimi i arkivës dhe te Sulejman Delvina. Shpejtësia ka përgjakur rrugët dje edhe në Shkodër, ku dy të rinj kanë humbur jetën. Bëhet fjalë për Serxho Kukën, 22 vjeç dhe Eglis Delajn. Gjatë natës së kaluar ka ndërruar jetë edhe një 70-vjeçar  rrugën e “Rinasit”. Bilanci është rënduar me 3 viktimat në Milot-Mamurras.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:33
Aksidenti tragjik në Mamurras, në drejtim të mjetit 39-vjeçari Urim Pepa! Shkak i aksidentit humbja e kontrollit të makinës

Ka qenë 39-vjeçari Urim Pepa që ka qenë në drejtim të makinës tip "Toyota", në momentin e përplasjes që i mori jetën atij vetë dhe Saber Dungës dhe Nikoll Gjonit. Shkak i aksidentit është përcaktuar humbja e kontrollit të automjetit nga Pepa, për arsye që nuk dihen ende.

Ora 12:02
Aksidenti në Mamurras, 3 viktimat po ktheheshin nga një ceremoni mortore! Dy ishin kushërinj, njëri shok i tyre

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i ndodhur në aksin Milot Mamurras. Tre viktimat Saber Dunga 45 vjeç, Urim Pepa 39 vjeç dhe Nikoll Gjoni po ktheheshin nga një ceremoni mortore në Fushë-Arrëz. Dy ishin kushërinj me njëri tjetrin, ndërsa njëri shok i tyre.

Ora 09:35
Përgjaken rrugët nga aksidentet, 8 viktima për 4 ditë

Kjo ka qenë një javë e përgjakshme nga aksidentet rrugore. Për 4 ditë, konkretisht 15-19 maj janë shënuar 8 viktima.

Në Tiranë, në vendin e quajtur kryqëzimi i arkivës, një kamion ka përplasur një person me biçikletë. Kampioni e zuri poshtë 62-vjeçarin, duke i dëmtuar këmbët. Ky i fundit më pas ka ndërruar jetë në spital.

Më 17 Maj një aksident i rëndë ka ndodhur te Sulejman Delvina. Viktima, i identifikuar si Redi Karreci, humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, ndërsa për pasojë ka ndërruar jetë në vend 33-vjeçari. Përplasja e rëndë ndodhi në fillim të rrugës “Sulejman Delvina”, shumë pranë shkollës “Vasil Shanto” rreth orës 01:30. 33-vjeçari po qarkullonte jashtë orës policore, ndërsa policia dyshon se ishte me shpejtësi tej normave të lejuara kur ka humbur drejtimin e automjetit.

Shpejtësia ka përgjakur rrugët dje edhe në Shkodër. Dy të rinj kanë humbur jetën. Serxho Kuka, 22 vjeç dhe Eglis Delaj, i cili kishte bërë 20 vjeç vetëm një ditë më parë, humbën jetën në aksidentin tragjik që u regjistrua në rrugën e fshatit Omaraj në Malësi të Madhe.

Gjatë natës së kaluar ka ndërruar jetë një 70-vjeçar pasi u aksidentua u regjistrua rreth orës  23:00, në rrugën e “Rinasit”. Më tragjik bilanci është bërë me viktimat e aksidentit të ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në aksin Milot Mamurras, ku humbën jetën 3 persona pasi makina ka çarë bordurën dhe ka rënë në kanalin me ujë.

Ora 09:02
Aksidenti në Milot-Mamurras, shkon në 3 bilanci i viktimave! 2 prej tyre biznesmenë

Ka shkuar në 3 bilanci i viktimave të aksidentit të ndodhur në aksin Milot-Mamurras. Pas kërkimeve intensive është gjetur edhe trupi i pajetë i Nikoll( Dritan) Gjoni, banues në fshatin Gjegjan, Pukë. Saber Dunga, Urim Pepa ishin biznesmenë, i pari kishte një hotel në Durrës kurse  tjetri firmë ndërtimi.

Ora 07:53
Aksidenti me 2 viktima në Milot-Mamurras, në makinë ishte dhe një person tjetër, ende nuk është gjetur

Në makinën e aksidentuar në Milot-Mamurras ku humbën jetën Saber Dunga 45 vjeç dhe Urim Pepa 39 vjeç, mësohet se ka qenë dhe një person tjetër. Sipas burimeve personi i 3 që ka rënë në kanalin me ujë ende nuk është gjetur. Policia vijon kërkimet.

Ora 07:37
Aksident në Milot-Mamurras, dalin emrat e 2 viktimave

1621402710_aksident.jpg

2 viktimat e aksidentit të ndodhur në Milot-Mamurras janë Saber Dunga 45 vjeç dhe Urim Pepa 39 vjeç.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sara: 19/05/2021 09:23

    Po nuk u futen gjith shoferet ne kurse patente nga fillimi,gjithnje do kemi kasaphane ne ket vend.Nga lopa kan hipur ne makina dhe po mbysin dynjan.Qeveria duhet te nderhyj menjeher ne rinovimin e detyrueshem te gjitha patentave

    Përgjigju
  • Ade: 19/05/2021 08:46

    Faji eshte i shofereve te cilet patenten e kane mare pa dhene as edhe nje provim dhe gjithashtu i sinjalistikes apo ndricimi i rrugeve. Duke patur parasysh kete te fundit shoferet me patenta patatinash duhet te ecin me kujdes dhe jo sikur jane ne circuit formula 1 ! Eshte tmer para dy ditesh vdiqen 2 po ne aksident e sot prape 3 ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur