Nxënësi dhunoi mësuesen në gjimnazin ‘Hydajet Lezha’, shtohet prezenca e policisë rreth shkollës! Mësimi vijon normalisht

26 Tetor 2023, 14:02 | Përditesimi i fundit: 2023-10-26 15:50:59

Në gjimnazin e Lezhës ku mësuesja u godit me karrige ka rënë heshtja. Askush nuk flet për incidentin e djeshëm, ndërsa policia ka shtuar masat. Report tv zbardh dëshminë e 16-vjecarit, i cili ka deklaruar në polici se mësuesja e lëndoi duke i përmendur babanë e ndjerë. Nga ana tjetër Majlinda Palushi ka treguar se nxënësi jo vetëm mësonte por bënte zhurmë në klasë.