Nxënësit e shkollave para Pallatit të Kongreseve, në pritje për të përshëndetur liderët e BE-së

6 Dhjetor 2022, 08:44

Një grup prej nxënësve të shkollave në Tiranë, po qëndrojnë para pallatit të Kongreseve aty ku do të nisë samiti i përbashkët i liderve të Bashkimit Europian me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Fëmijët do të mirëpresin liderët e Bashkimit Europian të cilët zhvillojnë një vizitë historike në Tiranë, duke e kthyer kryeqytetin shqiptar në ‘kryeqytetin e Europës’ gjatë ditës së sotme. Ndërkohë përreth nuk mungojnë masat e shumta të sigurisë.

  •