OBSH paralajmëron epideminë e obezitetit në Evropë! Nutricionistja Garuci: Shëndeti para estetikes, ushqehuni mirë

4 Maj 2022, 16:08

Obeziteti po përhapet vrullshëm dhe sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë shumë shpejt do të marrë përmasat e një epidemie. Nutricionistja Arlinda Garuci thotë se në Shqipëri obezët që kryejnë konsulta dietike janë në rritje, por mbipesha shihet më shumë si problem estetik sesa shëndetësor.