TIRANË- Zyra e kryeministrit Edi Rama duket se i ka lënë një mbresë të veçantë homologut të tij francez, Mark Rutte, i cili është ndalur për vizitë edhe në ambientin e punës së Ramës.
Rama i ka treguar homologut të tij çdo detaj në zyrë, nga pikturat që ai pikturon e më pas i kthen në letër murale, kravatat e bëra nga vetë Rama, një bust të Lincoln që lexon 'Twitter'-in e Donald Trump, portreti i Ismail Qemalit e një letër nga Papa Francesku.


















