OKB/ Osmani prezanton të mbijetuarat e luftës: Serbia e ka tejkaluar agresionin ndaj Kosovës! Vuçiç: Qytetarët në Veri po diskriminohen

22 Prill, 20:59

Presidentët Vjosa Osmani dhe Aleksandër Vuçiç janë përplasur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB në akuza për situatën e serbëve të veriut. Vuçiç tha se po bëhet spastrim etnik nga Kurti që kërkon Shqipërinë e Madhe dhe në përgjigje Osmani deklaroi se qeveria e Serbisë mban nën presion serbët e Kosovës.