Olaf Scholz, letër Maqedonisë së Veriut: Pranoni propozimin francez! Negociatat duhet të hapen

11 Korrik 2022, 15:06

Kancelari gjerman Olaf Scholz, përmes një letre të dërguar për autoritetet ndaj Maqedonisë së Veriut, i ka bërë thirrje që të pranojnë propozimin francez dhe me këtë të hapen zyrtarisht negociatat me BE-në.  Kjo sipas tij, do të ishte hap i rëndësishëm që do ta afrojë Maqedoninw deri te anëtarësimi në Bashkimin Evropian.