Olsian Veliaj fiton Etapën e Tretë të Rrethit Çiklistik të Shqipërisë

28 Maj, 17:58 | Përditesimi: 28 Maj, 17:58

VLORË - Olsian Veliaj është fituesi i Etapës së Tretë të Rrethit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë. Sportisti i kombëtares shqiptare e kaloi i pari vijën e finishit në etapën që nisi në Elbasan dhe pas 149 kilometrash u mbyll në Vlorë.

Fanellën e verdhë dhe vendin e parë në renditjen e përgjithshme e mban deri tani holandezi Nils Hitmajer. Në rrethin çiklistik marrin pjesë 14 ekipe të ndryshme me gjithsej 86 çiklistë pjesëmarrës.

Tanimë çiklistët do pushojnë për t'u bërë gati për nesër (e enjte), ku do zhvillohet Etapa e Katërt, e cila do të ketë shumë magji e adrenalinë pasi çiklistët do të tregojnë veten në terrenin e vështirë mes Vlorës dhe Himarës, duke ngjitur dhe Llogaranë, në një distancë prej 153 km.

    I.M/Shqiptarja.com