Omicron apo grip sezonal, epidemiologu Alimehmeti: Ja si mund ta kuptoni

20 Janar 2022, 12:37

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti u shpreh në një intervistë në emisionin ‘ Rreze Dielli’ se ka disa simptoma dalluese të Omicronit të cilat janë më të lehta se Delta por shpesh nuk kapen dot nga testi shpejt por përmes PCR:

Simptomat janë dhimbje gryke, hundë të zëna, temperaturë, dhimbje koke, dhimbje trupi të ngjashëm me gripin. Ajo që e ndan është PCR, testet e shpejta kanë një ulje të lehtë të sensitivitetit përkundrejt Deltës, por është edhe rrjedhojë e faktit se koha që mund ta kapnim me Deltën, tamponin e shpejtë e bënim nga dita 2 deri nëë ditën e pestë por është  shpejtë prandaj tani dritarja e saj është ngushtuar tani. Dhe ka një gjasë që kjo dritare mos e kap më viursin por Pcr po.