Omicron dominon në Shqipëri, situata në Durrës dhe Gjirokastër! Mjekët: Situata me shtrimet në spitale normale! Vaksina 'aleate' për ta kaluar më lehtë

12 Janar 2022, 15:21

Gripi stinor, Covid19 dhe varianti i ri "Omicron" kanë mbushur dyert e qendra shëndetësore. Mjekët thonë se simptomat janë të ngjashme, ndaj vetem "PCR" përcakton nëse është Covid Pozitiv. Report Tv ka realizuar intervista me mjekë dhe drejtues të institucioneve shëndetësore, të cilët bëjnë thirrje për vaksinim pasi tashmë jemi në pikun e infektimeve.