Operacion antidrogë në Kavajë, ekzekutohen 18 urdhërarreste

23 Shkurt, 13:31

Një operacion antidrogë është ndërmarrë në Kavajë nga drejtoria e policisë së Durrësit dhe Komisariatit të Kavajës ku janë ekzekutuar 18 masa sigurie të firmosura me vendim gjykate.

Aksioni ka të bëjë me arrestimin e shpërndarësve të narkotikëve në lokale, pranë shkollave.

Operacioni ku kanë marrë pjesë forcat operacionale dhe Shqiponja është kryer në zonat që frekuentoheshin nga eksponentë të shpërndarjes së lëndës narkotike.