Hetimet për goditjen e grupeve kriminale kanë nisur prej disa muajsh nga sektori i Antidrogës së Tiranës. Nga 30 urdhërarrestet e lëshuara, ende nuk dihet sa janë ekzekutuar. Antidroga ka përdorur edhe metoda proaktive, si dhe blerje të simuluara për dokumentimin e aktivitetit kriminal.


















