Operacion i SPAK në disa qytete, GJKKO lëshon 10 masa sigurie! 3 policë në pranga, 1 në kërkim! Arrestohen shefat e krimeve në Himarë dhe Lushnjë, hetimet zbuluan përfshirjen në grupe kriminale

1 Mars 2025, 21:38 | Përditesimi: 1 Mars 2025, 21:45

Një operacion i madh nga SPAK dhe Policia e Shtetit ka çuar në arrestimin e tre efektivëve dhe shpalljen në kërkim të një tjetri, pas hetimeve mbi përfshirjen e tyre në grupe kriminale. Mes të arrestuarve janë shefat e Krimeve në Himarë dhe Lushnjë, të akuzuar për trafik droge, shpërdorim detyre dhe grup të strukturuar kriminal. Në kërkim është shefi i Policisë Kufitare në Sarandë.

E.H/Shqiptarja.com