Operacioni anti-kanabis në Vlorë/, 534 rrënjë kanabisi në dy shtëpi bari, 6 persona të arrestuar! Mes tyre dy punonjës të OSHEE

10 Shkurt 2023, 10:44

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i policisë i zhvilluar ditën e djeshme në Vlorë dhe Selenicë ku u zbuluan dy shtëpi bari. 6 persona janë arrestuar, mes tyre dy punonjës të OSHEE. Ndërkohë janë shpallur në kërkim dy persona.  

Mësohet se si rezultat i kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan 534 bimë narkotike të kultivuara në vazo, 11 kilogramë lëndë narkotike në formë boçeje, 5 ventilatorë, 4 aspiratorë, 3 kondicionerë, 100 reflektorë, 23 impiante ngrohëse, 69 llamba, 6 filtra ajri, 1 armë gjahu, 3 aparate celulare, 1 automjet dhe sende të tjera të që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

  •