Operacioni i përbashkët antidrogë, kreu i SPAK konferencë me autoritetet italiane: U godit një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri

21 Maj 2025, 12:10 | Përditesimi: 21 Maj 2025, 12:10

Ka nisur konferenca e përbashkët për operacionin antidrogë mes Italisë dhe Shqipërisë.

I pranishëm është kreu i SPAK Altin Dumani e Kryeprokurori i Barit Roberto Rossi, Drejtori i Antimafias italiane Gjeneral Michele Carbone e përfaqësuesi për Eurojust për Italinë Gianluca Forlani. 

“Një hap tjetër të rëndësishëm kundër krimit të organizuar. I është dhënë një goditje një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri, në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. U godit nje prej grupeve më të fuqishme kriminale në vend”, tha Altin Dumani.

I.M/Shqiptarja.com