Operacioni i SPAK/ Detyrim paraqitjeje për gazetarët Artan Hoxha e Elton Qyno, dalin nga SPAK me dosje në duar

25 Nëntor 2024, 16:27 | Përditesimi: 25 Nëntor 2024, 16:27

Dy gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno janë paraqitur në SPAK, pasi ndaj tyre u vendosën masat detyrim paraqitjeje në kuadër të goditjes së një grupi kriminal. Gazetarët Artan Hoxha dhe Qyno qëndruan për rreth 1 orë në ambientet e SPAK dhe dolën me dosje në duar.

Gazetari Artan Hoxha akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale, ndërsa gazetari Elton Qyno nën akuzë për korrupsion pasiv në sektorin privat.

r.k./Shqiptarja.com