Operacioni i trombektomisë, Rakacolli: Po përgatitet stafi! Ministria e Shëndetësisë: Pritet aparatura! Autonomia në spitale do të shtrihet dhe në 5 spitale

7 Nëntor 2023, 17:20

Buxheti i vitit 2024, i akorduar Ministrisë së Shëndetësisë, do përqendrohet në investime infrastrukturore, aparatura por edhe mbështetjen e shtresave në nevojë. Gjatë komisionit të shëndetësisë, ministrja Albana Koçiu tha se gjatë 2024, pritet që dhe 5 spitale të përfitojnë autonominë spitalore, ndërsa u premtua se ndërhyrja kirurgjikale e Trombektomisë shumë shpejt të ofrohet edhe në spitalet tona