Operacioni ‘Kroi’ në Kukës, në pranga 45-vjeçari, kultivoi 3 parcela me kanabis në qershor 2024

26 Mars, 13:51

Kukës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kroi”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim.

Në qershor 2024, kultivoi bimë narkotike në 3 parcela dhe posedoi kallashnikov, lokalizohet dhe arrestohet 45-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Komisariati i Policisë Kukës finalizoi operacionin “Kroi”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi N. M., 45 vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim, sepse Gjykata e Kukësit i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në qeshor 2024, shërbimet e Policisë konstatuan se 45-vjeçari kishte kultivuar bimë narkotike, në 3 parcela, në vendin e quajtur “Mahalla e Kroit të Madh”. Më tej, nga kontrollet në banesën e këtij shtetasi, u gjet 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.