Policia e Korçës dha detaje nga rezultatet e operacionit të zhvilluar ditën e sotme (17 Janar), kryesisht në Pogradec, me qëllim kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të shumëkërkuar apo të akuzuar për vepra penale.
Bëhet me dije se janë arrestuar 6 prej tyre duke goditur raste të armëmbajtjes pa leje, lëndëve narkotike dhe persona në kërkim.
Të ndaluarit janë Fation Bono, Eris Çekani, Denis Xhemollari, Arbri Berberi, Aldi Hoxha dhe Enxhi Xhemollari.
Kontroll u ushtrua në banesat e 28 personave, teksa u sekuestruan armë gjahu, armë të ftohta, lëndë narkotike, para dhe sende të kundraligjshme.
Në operacion u përshinë 200 forca police, konkretisht nga RENEA, Forca Kombëtare e Sigurisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Komisariati i Policisë Pogradec.