Operacioni për kapjen e grupit Çopja u dekonspirua? SPAK sekuestron telefonin e drejtorit të Policisë së Elbasanit, në hetim 10 policë e agjentë të BKH

17 Shtator, 12:24

SPAK i sekuestroi telefonin drejtorit të policisë së Elbasanit, Ilir Proda, në kuadër të një hetimi nisur mbi dyshimet se operacioni për kapjen e grupit Çopja në 31 korrik të këtij viti, është dekonspiruar. Në sitë janë vënë edhe 10 policë dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët do ekzekutonin masat. Proda është në garë për t'u bërë drejtor i Policisë së Shtetit, ndërsa vettingu e ka konfirmuar në detyrë. 

      No videos found.