Operacioni për ndërtimet pa leje, KKT e Tiranës vendos: Mijëra metra katrorë nga 8 ndërtime pa leje i kalojnë shtetit! 4 ishin në pronësi të Lul Morinës

21 Tetor 2022, 16:00

8 janë objektet e bllokuara deri më tani nga të cilat janë konfiskuar mijëra metra katrorë për interes publik për shkak se janë ndërtim pa leje. Në vijim të operacionit pas Aktit Normativ për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, në mbledhjen e fundit Këshilli Kombëtar i Territorit është ndalur tek ndërtimet pa leje që kalojnë tek shteti për t’u përdorur për interes publik ose strehim social.