Operacioni ‘Ura’/ SPAK sekuestron 12 mln euro pasuri të 3 trafikantëve në Durrës! Dyqane, troje, ndërtesa, bodrume e apartamente, 10 prej tyre të Visit të Pojës (LISTA)

28 Qershor, 14:21 | Përditesimi: 28 Qershor, 15:48

SPAK sekuestron 21 pasuri në Durrës me vlerë rreth 12 milionë euro, të dyshuara si të përfituara nga trafiku ndërkombëtar i drogës. Pasuritë i përkasin Doçit, Juxhin Draxhit dhe Ervin Zeqirit, pjesë e grupit kriminal të goditur në kuadër të operacionit “Ura”. Mes tyre sipërfaqe toke, ndërtesa, dyqane e bodrume por dhe njësi biznesi i lokale e restorante në zonën e plazhit.

    I.M/Shqiptarja.com