Operacioni Ura/ 'Visi i Pojës negociator i mirë për trafikun e drogës', Report Tv zbardh dosjen italiane dhe dëshminë e Dumanit: Grupi i Troplinit më i fuqishmi, Hamburgun e 'pushtuan' me kokainë

21 Maj, 19:19 | Përditesimi: 21 Maj, 19:19

Xhevdet Troplinin e cilëson numrin 1 të grupit kriminal në Durrës, ndërsa nipin e tij Ervis Doçi, apo Visi i Pojës, numrin 2. I penduari Nuredin Dumani, para hetuesve italianë ka përshkruar disa nga eksponentët shqiptarë të krimit, përfshirë dhe Adi Çobën, një emër që deri më tani, nuk figuronte as në rregjistrat e autoriteteve shqiptare të drejtësisë.

    A.A/Shqiptarja.com