'Opozitat të merren vesh me njëra- tjetrën'/ Murrizi: Gati të ulem me Bashën! Takimi me Ramën për 'Zgjedhoren' i vështirë, edhe PS ka kërkesat e saj

7 Korrik 2020, 23:11

Kryeministri Edi Rama ia la "topin" dy opozitave për Reformën Zgjedhore dhe në përgjigje të kësaj deklarate, Myslym Murrizi është shprehur se është i gatshëm që të ulet në tryezë me opozitën e re. I ftuar në emisionin "Repolitix", Murrizi tha se për  këtë ka vetëm një kusht, që kryedemokrati Lulzim Basha t'iu kërkojë falje deputetëve që i baltosën pse pranuar mandatet.