Organizonte përleshje me qen dhe i publikonte në rrjete sociale, nën hetim 24-vjeçari nga Tirana

11 Gusht 2022, 15:06

Rexhep Musaku, 24 vjeç, është vënë nën hetim nga policia dhe akuzohet për “Keqtrajtimi i kafshëve”, pasi ka nxitur qentë që të sulmonin njëri-tjetrin dhe filmoi pamjet dhe i publikoi në rrjetet sociale. Policia ka bërë me dije se pas videos së publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqeshin disa qen që sulmonin njëri-tjetrin Musaku është shoqëruar për në polici.