"Ornela puthi të birin dhe i tha mirupafshim para se të hidhej nga dritarja", detajet shokuese nga i afërmi i aktorit Florind Belliut!

12 Gusht 2022, 15:21

Ngjarja tragjike e ndodhur disa ditë më parë në Nju Jork në SHBA, ku aktori shqiptar Florind Belliu dhe gruaja e tij Ornela humbën jetën në mënyrë tragjikë duke rënë nga ballkoni i katit të gjashtë mund të jetë një vetëvrasje e dyfishtë me paramendim e çiftit. Të paktën sipas intervistës së një prej të afërmve të Belliut, i cili thotë se njëri prej djemve të vegjël të çiftit ka treguar në polici se  e pa ngjarjen dhe u tha autoriteteve se e ëma e kishte puthur, i kishte dhënë lamtumirën dhe më pas ishte hedhur.