Osmani për gazetën britanike: Serbia synon aneksim përmes sulmit hibrid! 'Wagner' po ndihmon për një sulm të mundshëm në Kosovë

12 Shkurt 2023, 10:18

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se mercenarët e grupit rus, Wagner, po punojnë me paramilitarët serbë për të kontrabanduar armë dhe uniforma ushtarake pa stema në Kosovë. Në një intervistë për The Telegraph, Osmani tha se ky operacion ka për synim të krijojë terrenin për një sulm të mundshëm hibrid të Serbisë për të marrë nën kontroll territor të Kosovës.