'Pa paga, nuk ka punë!' Radio Televizioni i Kosovës në krizë financiare, punonjësit nisin grevën e përgjithshme

24 Nëntor, 13:29 | Përditesimi: 24 Nëntor, 13:29

Punonjësit e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) kanë hyrë sot në grevë për shkak të mosmarrjes së pagave. Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka njoftuar se greva do të zhvillohet çdo ditë nga ora 11:00 deri në 13:00, me pezullimin e të gjitha punëve në të gjitha sektorët e institucionit.

Punonjësit kanë dalë jashtë ambienteve të TV por edhe brenda ndërsa mbajnë në duar pankartat "Pa paga, nuk ka punë", "Greva është zëri ynë", "Grevë, dinjitet, zë" etj. Sipas sindikatës, vendimi për grevë vjen pas një periudhe të gjatë kërkesash të injoruara dhe për shkak të rrezikut për vazhdimësinë e RTK-së për shkak të pagave të bllokuara.

I.M/Shqiptarja.com