Paditet në Prokurori kreu i FSHF Duka! Akuza e Drejtorisë së Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës: Abuzime me fondet, vjedhje dhe shpërdorim detyre

24 Janar 2022, 11:58 | Përditesimi i fundit: 2022-01-24 16:43:01

Krimi ekonomik i policisë Tiranë kallëzon nën prokurori kreun e FSHF dhe vetë Federatën Shqiptare të Futbollit për abuzime me fondet shpërdorim detyre. Kallëzimi është bërë javën e shkuar neë Prokurorinë e Tiranës.

Kujtojmë se sot Bashkia e Tiranës, në cilësinë e aksionerit të Klubit të Futbollit, pritet të kërkojë të Hënën një hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për shkeljet dhe korrupsionin 20 vjeçar të Armand Dukës në Federatën Shqiptare të Futbollit. Burime nga Bashkia e Tiranës kanë konfirmuar se, prej dy javësh, një skuadër juristësh shqiptarë, amerikanë dhe britanikë po asistojnë aksionerin e Tiranës në një dosje voluminoze shkeljesh, për t’ia prezantuar FBI, DEA, NCA, Scotland Yard, SPAK, Prokurorisë së Tiranës, Krimit Ekonomik, Agjencisë së Pastrimit të Parave, AMA, Hetimit Tatimor, AKU, si dhe ambasadave Amerikane e Britanike në Tiranë.