Paguan 2000 euro që të merrnin grant nga Rindërtimi për banesën e prishur nga IKMT, SPAK vë në pranga 2 persona, edhe zyrtarin e Institutit të Ndërtimit! Nën hetim kreu i njësisë Petrelë

5 Nëntor 2021, 12:41

TIRANË- Dy persona kanë tentuar që të përfitojnë nga fondet e Rindërtimit pas tërmetit në bashkinë e Tiranës, konkretisht në njësinë e Petrelës. Për këtë ato kanë korruptuar dy punonjës të Institutit të Ndërtimit si dhe kreun e njësisë Administrative në Petrelë, duke u paguar shumë 2000 euro.

Arlind Murxhiu dhe Fatjon Haxhiu, të cilët ishin nën hetim që nga viti 2020, në mënyrë të vazhdueshme, kanë bërë përpjekje për të mundësuar kryerjen e veprimeve të paligjshme me natyrë korruptive duke ndërhyrë tek Dhimitri Papa, me detyrë ekspert pranë Institutit të Ndërtimit Tiranë dhe Kristaq Kali, me detyrë ekspert pranë Institutit të Ndërtimit Tiranë si dhe tek kreu i njësisë administrative në Petrelë, Sokol Kupi.