Masat e sigurisë janë shtuar ndjeshëm pranë Gjykatës Speciale në Hagë, vetëm pak orë para shpalljes së vendimit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Sipas KosovaPress, policia holandeze është vendosur para ndërtesës së gjykatës dhe u ka kërkuar qytetarëve shqiptarë që ndodheshin aty të largohen.
Një prej oficerëve u tha të pranishmëve se kishte urdhër që askush të mos qëndronte më shumë se dy minuta përpara ndërtesës, pavarësisht se zona është pronë publike.





