Paketa e PD-së për ndryshimet kushtetuese, Xhixho: Nuk janë thelbësore, të mos bëhen sipas orekseve të partive politike

29 Tetor 2021, 18:26 | Përditesimi: 29 Tetor 2021, 18:26

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhihxo thotë se tre propozimet e Partisë Demokratike për ndryshimet në kushtetute, nuk janë thelbësore për vendin. E ftuar ne Report Tv, deputetja e LSI-së tha se ndryshimet kushtetuese nuk duhet të bëhen për interesa të çastit të partive politike, por të kenë një diskutim të gjerë edhe nga ekspertët, pasi duke ju referuar eksperiencave të kaluara, sipas saj ndryshimet në vendin tonë janë bërë sipas orekseve politike.

Vendimin e forcës së saj politike në lidhje me mbështetjen e propozimeve të PD-së, Xhixho tha se do ta shqyrtojnë hap pas hapi dhe se do ta marrin në vazhdimësi. Në mendimin e saj persona, Xhixho tha se vendi ka nevojë vetting politik si dhe për një Reformë Territoriale, po kjo duhet të bëhet me transparencë për qytetarëve dhe jo duke mbivendosur ligje.

r.k./Shqiptarja.com