Pakoja e Madhe anti inflacion, Rama: 695 mijë pensionistë e 71 mijë persona me aftësi të kufizuar marrin nga 8000 lekë! 10-20 mijë lekë për administratën

30 Dhjetor 2022, 12:12 | Përditesimi i fundit: 2022-12-30 15:30:41

Nga Pakoja e Madhe anti inflacion 695 mijë pensionistë dhe 71 mijë persona me aftësi të kufizuara do të përfitojnë 8000 lekë. Ndërsa punonjësit e administratës do të marrin nga 10-20 mijë lekë mbështetje nga qeveria.