Pallati i Sportit në Korçë 'bërtet' për rikonstruksion

4 Korrik 2021, 16:40 | Përditesimi: 4 Korrik 2021, 16:40

I ndërtuar në vitin 1975, Pallati i Sportit 'Tamara Nikolla' në qytetin e Korçës, po shkon drejt degradimit. Pavarësisht premtimeve në kohë fushatash, qartazi shihet se kjo ndërtesë nuk e ka njohur dorën e investimeve, duke çuar kështu drejt rrënimit këtë arenë triumfesh. Drejtoresha e klubit shumë sportësh, Tatiana Marash, tregon dëmtimet madhore që ka pësuar Pallati i Sportit ndër vite, duke filluar nga çatia, deri tek rrjeti elektrik tejet i amortizuar. “Situata po vjen drejt më të keqes. Nuk mbajmë dot parketit në kushtet minimale për të luajtur, pasi probleme të mëdha na ka sjellë çatia pasi është teje mase i dëmtuar. Ndriçimi është problem tjetër. Rrjeti është i amortizuar. Rregullime pjesore kemi bërë, por është i pa mundur të mbahet vetëm me investimet tonë”, tha Drejtoresha e klubit shumë sportesh, Tatiana Marash.

LR/Shqiptarja.com