Palmer: Dialogu Kosovë-Serbi çështje urgjente, Kurti e Vuçiç të punojnë së bashkë

3 Qershor 2021, 14:29

Zëvendësndihmësi i Sekretarit të Shtetit Amerikan, Matthew Palmer është shprehur se SHBA dhe BE e konsiderojnë urgjente finalizimin e një marrëveshje në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Palmer thënë se pret që të punojnë bashkë dhe të çojnë procesin e dialogut përpara. Në një intervistë për mediat kosovare, Palmer deklaroi se synohet një marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke.