Pamje dimri në zonat malore, zbardhen majat e Bulqizës e Kukësit! Shembet bazamenti i rrugës Bajram Curri-Cërnicë, bllokohet qarkullimi

24 Nëntor, 10:46 | Përditesimi: 24 Nëntor, 10:46

Në zonat malore të Bulqizës dhe Kukësit kanë nisur reshjet e para të borës. Qarkullimi në aksin Bajram Curri–Cërnicë  është devijuar në Sopot–Ura e Bujanit. Probleme janë raportuar edhe me furnizimin me energji elektrike në disa zona të Kukësit dhe Tropojës, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes gjatë udhëtimit.

A.Hl/Shqiptarja.com