Pamje dramatike të zjarrit, nga kamerat e sigurisë

10 Shtator 2021, 14:51

Pamjet dramatike të zjarrit që shkrumboi spitalin modular të Tetovës janë përhapur sot në rrjetet sociale. Nga pamjet filmike të dala nga një kamerë sigurie shihet pjesa e përparme e spitalit modular, vërehen tre momentet më dramatike, ajo e shkëndijës së parë dhe nisjes së tymit në qoshen e spitalit modular, si duket, në afërsi të derës, dhe largimi i një personi me karrocë invalidësh.