(PAMJE) Ishte i dehur në momentin kur plagosi inspektorin, momenti kur autori 52-vjeçar shoqërohet në polici

12 Gusht 2022, 19:05

Qani Muça, i cili plagosi inspektorin e IMT-së Ilirjan Gavelli pasi ky mori vendimin për t’i shembur banesën, ka qenë në gjendje të dehur gjatë aktit të kryer.

Për këtë, akuza që rëndon ndaj tij është “Vrasje në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë”.

Qani Muça ka shtënë një herë ndaj Gavellit, me një të shtënë tejshpuese. Ai është shoqëruar në polici, ndërsa mësohet se nuk është marrë ende në pyetje.

  •