Pamje të rënda në Prishtinë! Grushte dhe shkelma, burri vë me shpatulla mbas rafteve të marketit

26 Tetor 2021, 09:34

KOSOVË- Ngjarje e rëndë ka ndodhur në një market të Prishtinës, ku një burrë ka rrahur brutalisht një grua në sytë e bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tij të vegjël.

Gjithçka ndodhi teksa gruaja po bënte pazarin, kur papritur mes saj dhe burrit lindi një konflikt për shkak të hapësirës së limituar nëpër korridoret e marketit. Nga videoja e siguruar nga mediat vendase, duket se fillimisht ishte burri ai që i kërkoi me tone të ashpra siç dallohet nga mimikat e tij, të largohet në mënyrë që të kalonte ai, por ajo kundërshtoi.