Pamjet e rralla të vitit 94’/ Sali Berisha ‘arkitekti’ i kioskëzimit të Tiranës, si mbinë çibanët në çdo hapësirë publike të qytetit

2 Shtator 2022, 14:41

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi mbrëmjen e së enjtes një takim me anëtarë dhe ish anëtarë të PD-së, ku akuzoi se Tirana është shkatërruar. Gjatë takimit, Berisha kujtoi se kur ai ka ardhur për herë të parë në kryeqytet në vitin 1958, Tirana ishte një qytet që kishte dimension më njerëzor, për që më pas u shkatërrua dhe u rrafshua.