Panairi, besnikët e letërsisë përballë tkurrjes së lexuesve! Shkrimtarët: Nuk shpërblehemi për strapacimin tonë! Shitësit e librit fitojnë më shumë se autorët (16 nëntor 2023)

16 Nëntor 2023, 16:09

Në Pallatin e Kongreseve ka nisur panairi i 26-të i librit me 95 ekspozues. Prej dy ditësh eventi i përvitshëm ka mbledhur personazhe ‘besnikë’ të kësaj tradite, vizitorë dhe shtëpi botuese që sjellin secili një model, stil dhe mënyrë unike të shkruari. Por, përveç tkurrjes së numrit të lexuesve, shkrimtarët përballen me probleme të tjera të hershme që lidhen me shpërblimin për artin e tyre, i cili në aspektin ekonomik zhvlerëson penën e tyre plot vlera.