Pandemia drejt fundit?! Vetëm 3 të shtruar në spitalin Infektiv, Manastirliu: Të dhëna premtuese për një sezon turistik përtej COVID-it! Ulet fasha moshore e vaksinimit

21 Qershor 2021, 11:50 | Përditesimi i fundit: 2021-06-21 17:44:57

TIRANË- Sezoni veror pritet të jetë premtues, për një verë përtej pandemisë së COVID-19. Të dhënat janë premtuese, sa i përket rasteve ditore, por edhe situatës në spitalin Infektiv, në të vetmin spital COVID në vendin tonë. Aktualisht, te Infektivi janë vetëm 3 pacientë të shtruar.

"Të dhënat nga Spitali Infektiv, ku aktualisht ka vetëm 3 pacientë të shtruar, rastet ditore të ulëta, pavarësisht numrit të lartë të testimeve dhe ulja e vazhdueshme e rasteve aktive, janë të dhëna premtuese për një sezon turistik përtej pandemisë", njofton ministrja.