Panik në kryeqytetin grek, Athina zgjohet nga një shpërthim i fuqishëm

26 Janar 2022, 08:21

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Athinë, në fillim të bulevardit Syggrou, i cili ka tronditur banorët në kryeqytetin grek.

Si pasojë e shpërthimit, kati i parë i një pallati u përfshi nga flakët. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur 18 zjarrfikëse me 6 automjete dhe një mjet special me shkallë, të cilët tashmë kanë bërë të mundur neutralizimin e pjesshëm të flakëve.