Pano Soko: Politika bën fushatë negative! S'dua të jem në pushtet, por në opozitë

2 Dhjetor 2020, 22:57

Kandidati i "Nismës Thurje" Pano Soko, në një intervistë për Report TV ka deklaruar se politika shqiptare bën fushatë negative, dhe sipas tij njerëzit kanë nevojë të shohin përpara dhe kjo u ka munguar.

Këtu ka theksuar se ai nuk bën fushatë negative, por bën disa propozime të cilat do t'i dërgojë dhe në Kuvend nëse zgjidhet deputet. Ndërkaq ka shtuar se nuk e do pushtetin por të jetë në opozitë.