Paraja jashtë bankave arrin në 2.8 mld euro, rritet me 317 mln euro krahasuar me 2020! Fiskalizimi pritet të reduktoj cash-in në ekonomi

2 Korrik 2021, 19:57

Përdorimi i parasë CASH në ekonomi njohu një rritje të shpejtë gjatë pandemisë COVID-19, për shkak se u shtua shumë kërkesa për para fizike si mjet pagese. Banka e Shqipërisë raporton se gjatë vitit 2020, paraja në qarkullim është rritur me rreth 52 miliardë lekë ose rreth 3 herë më shumë se rritja e shënuar gjatë vitit 2019.

I njëjti trend rritës ka vijuar edhe këtë vit pavarësisht se situata epidemiologjike është përmirësuar. Nga janari në muajin maj paraja jashtë bankave është rritur me më shumë se 7.7 miliardë lekë (62,9 mln euro).