Parakalimi i gabuar në tunelin e Murrizit me makinën e Policisë, Proda urdhëron hetim disiplinor për inspektorin dhe shefin e Komisariatit Mat! 40 mijë lekë gjobë efektivit

22 Mars, 21:13 | Përditesimi i fundit: 2025-03-22 21:16:06

Pas publikimit të një videoje në rrjetin social, ku shfaqej makina e Policisë, ka ardhur reagimi dhe masat nga Policia e Shtetit dhe e Dibrës. Inspektori gjobitet dhe i hiqen 15 pikë nga patenta. Gjithashtu me urdhër të kryepolicit Proda, Drejtoria e Standardeve Profesionale nis hetim disiplinor për 2 shkelje të rënda